Sport

Barca bën përpjekjen e fundit për Lautaron

0
barca-ben-perpjekjen-e-fundit-per-lautaron

Raportohet se Barcelona po përgatitet të bëjë një përpjekje të fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, pasi shitjet e lojtarëve kanë sjellë fonde, përcjell lajmi.net.

Inter vazhdojnë të kërkojnë 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Ky qëndrim i Interit, i ka sjellë probleme Barcelonës, pasi financat e klubit janë goditur rëndë nga COVID-19.

23 vjeçari shihet si një alternativë e duhur për të zëvendësuar Luis Suarezin e larguar.

Vlen të ceket se Suarez ka kompletuar transferimin te Atletico Madrid./Lajmi.net/

Lexo të tjera