Sport

Barcelona arrin marrëveshje me Depay

0
barcelona-arrin-marreveshje-me-depay

Dita e fundit e merkatos pritet të zyrtarizojë kalimin e Memphis Depay te skuadra e madhe katalane, Barcelona.

Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, gjithçka është e kryer sa i përket marrëveshjes personale, transmeton lajmi.net.

Barca pritet që në orët e fundit të merkatos të mbyll edhe marrëveshjen me Olympique Lyon, për kartonin e holandezit.

Thuhet se Barca do të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Depay ishte dëshira kryesore e Ronald Koeman, qysh kur ky i fundit erdhi në krye të stolit të Barcës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera