Sport

Barcelona e Koeman fiton me 10 lojtarë në terrenin e Celta Vigo – tri pikë të reja në La Liga

0
barcelona-e-koeman-fiton-me-10-lojtare-ne-terrenin-e-celta-vigo-–-tri-pike-te-reja-ne-la-liga

Skuadra katalane, e udhëhequr nga Ronald Koeman ka arritur që të marrë tri pikë të reja në La Liga, duke mposhtur Celta Vigon me rezultatin 0:3.

Në këtë ndeshje, Barca luajti me 10 lojtarë nga minuta e 42’, kur Clement Lenglet u ndëshkua me karton të kuq, shkruan lajmi.net.

Në atë kohë të ndeshjes, Barca gëzonte epërsinë 0:1, pasi Ansu Fati kishte gjetur golin në minutën e 11’.

Rezultati u dyfishua tek në minutën e 51’, kur Messi mori gjithçka përsipër, dhe topin e dërguar në zonë nga ai e dërgoi në rrjetë anëtari i Celta, Olaza.

Vulën e këtij takimi e dha Sergi Roberto, i cili goditjen e pritur të Messi e dërgoi në portë me një super-volley, për rezultatin final 0:3.

Me këtë fitore, Barca siguron gjashtë pikë në dy ndeshje, me goldiferencë 6:0, për një start perfekt nën urdhrat e holandezit Koeman. /Lajmi.net/

Lexo të tjera