Mysafirët nisën ndeshjen me vështirësi, ku në minutën e 23’ u detyruan të bëjnë zëvendësim ku sulmuesi Jony doli nga loja dhe në lojë u inkuadrua Juan Cruz.
“Blaugranët” dolën në epërsi në minutën e 29’ përmes Martin Braithwaite, nuk vonoi edhe goli i dytë i cili erdhi nga Antoine Griezmann në minutën e 42’.
Me të nisur pjesa e dytë, në lojë hyri Busquets në vend të Pedri, gjë që bëri Barçën të marrë kontrollin e lojës këtej e tutje.
Në minutën e 57’ futbollisti brazilian Coutinho shënoi gol, të cilin e asistoi Griezmann.
Po rridhte minuta 70′ kur Ousmane Dembele shënoi gol, të cilin e anuloi VAR-i, rezultati mbeti 3-0, trasnmeton lajmi.net.
Minuta 73’ pas një asistimi të Trincao ishte Messi i cili vulosi rezultatin për 4-0.
Barcelona merr pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 14 pikë, ndërsa Osasuna mban pozitën e 15-te me 11 pikë./Lajmi.net/
Leo Messi goal Celebration. #BarçaOsasuna
pic.twitter.com/VpC2Y2zdrq— FTTV WORLD (@FTTV50) November 29, 2020