Sport

Barcelona zbret pagat e lojtarëve për 122 milionë euro

0
barcelona-zbret-pagat-e-lojtareve-per-122-milione-euro

Blaugranët kanë arritur marrëveshje me lojtarët për uljen e gjithsej 122 milionë euro për tri vitet e ardhshme, konfirmoi klubi në uebfaqen e tij, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ata prapë do të paguajnë 50 milionë euro për sezon gjatë kësaj kohe si shtesë.

“Sot kemi arritur një marrëveshje që na lejon të bëjmë përmirësime në paga këtë sezon”, u tha në deklaratën e klubit.

“Marrëveshja në qoftë se arrihet në parim, do të jetë një hap gjigant drejt këndelljes financiare pas gjendjes së shkaktuar nga pandemia”, konfirmoi klubi spanjoll./Lajmi.net/

Lexo të tjera