Sport

Bayern Munchen nuk do të jetë pjesë e Superligës Evropiane

0
bayern-munchen-nuk-do-te-jete-pjese-e-superliges-evropiane

Më herët gjatë ditës, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke konfirmoi se klubi nuk do të jetë pjëse e Superligës, transmeton lajmi.net.

Sipas “L’Equipe” Watzke deklaroi se ai dhe Karl Heinz-Rummenigge janë dakorduar të jenë në parim më këtë vendim.

Në komunikatën e Borussia Dortmundit konfirmohet vendimi i përbashkët me Bayernin.

“Anëtarët e këshillit të ECA-së kanë mohuar të bëhen pjesë e planit të krijimit të një Superlige”.

“Të dyja klubet përfaqësuese nga Gjermania (Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen), kanë një pikëpamje 100% të njëjtë në këtë situatë për të gjitha diskutimet që kemi bërë”, u tha në komunikatën zyrtare të Dortmundit./Lajmi.net/

Lexo të tjera