Sport

Bayern po fiton ndaj PSG, derisa Chelsea po barazon me Porton

0
bayern-po-fiton-ndaj-psg,-derisa-chelsea-po-barazon-me-porton

Chelsea me rezultat 0-0 me Porton, por është shumë e ‘qetë’ pasi po fiton me rezultat të përgjithshëm 2-0, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ‘Bavarezët’ janë duke i shndërruar fjalët e tyre para ndeshjes në realitet dhe po fitojnë 1-0 ndaj PSG-së, në Paris.

Choupo Moting ka shënuar gol në minutën e 40-të, vetëm pas disa sekondave kur Neymar goditi dy herë shtyllën.

Pjesa e dytë do të na njoftojë përfundimisht me gjysëmfinalistët e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

Lexo të tjera