Sport

Bayerni mund Stuttgardin dhe mban kreun e tabelës

0
bayerni-mund-stuttgardin-dhe-mban-kreun-e-tabeles

Fillimisht ishin vendasit që realizuan gol në minutën 20′ përmes sulmuesit Coulibaly.

Musafirët nuk vonuan shumë, ku pas 18 minutave, realizoi Kingsley Koman në minutën 38′ të ndeshjes pas asistimit të Thomas Muller.

Vendasit dolën në avantazh pas një minuti, por goli u anulua nga VAR-i që u cilësua si ndërhyrje e palejueshme. Ndërsa para përfundimit të pjesës së parë bavarezët dolën në avantazh përmes Lewandowski goli i të cilit u asistua nga Koman.

Kjo ishte ndeshje e vështirë për kampionin gjerman, të cilët bënë disa zëvendësime me të filluar pjesa e dytë ku në fund të ndeshjes në minutën e 87′ realizoi Douglas Costa.

Bayern është në krye të tabelës me 22 pikë, ndërsa Stuttgard qëndron në pozitën e 10 me 11 pikë gjithsej./Lajmi.net/

Lexo të tjera