Rozë

Bebe Rexha ankohet për cilësinë e ajrit në Kaliforni

0
bebe-rexha-ankohet-per-cilesine-e-ajrit-ne-kaliforni

Bebe Rexha muajt e fundit ka deklaruar se po jeton në Kaliforni bashkë me vëllanë e saj, shkruan lajmi.net.

Madje, në një intervistë, këngëtarja kishte sjellë pamje brenda shtëpisë së saj luksoze në Los Angeles.

Por, përmes postimeve të fundit, ajo u ankua për cilësinë e dobët të ajrit, i cili është ndodhur nga zjarret që kanv përfshirë Los Angelesin dhe për disa faktorë të tjerë.

“Cilësia e ajrit në Kaliforni është aq e keqe për shkak të zjarreve. U zgjova në mes të natës duke mos mundur të marr frymë. Ju lutemi të jeni të sigurt të gjithë”, ka shkruar ajo në një tweet.

Ndërsa më tej, solli edhe një tjetër fotografi, ku tregon indeksin e kualitetit të ajrit,  i cili cilësohet si jo i shëndetshëm. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera