Rozë

Bebe Rexha nuk fshihet më, publikon foto në çaste romantike më të dashurin

0
bebe-rexha-nuk-fshihet-me,-publikon-foto-ne-caste-romantike-me-te-dashurin

Bebe Rexha është një prej atyre fytyrave publik, që çdo herë tenton ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën private, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo publikou një fotografi, në të cilën shfaqet pranë të dashurit, por edhe këtë herë ia mbuloi fytyrën atij.

Çifti kishin pozuar të ulur në një veturë luksoze, ndërsa që të dy ishin veshur tërësisht në të zeza dhe po shkëmbenin puthje.

“Urime ditëlindjen i dashur”, ka shkruar Bebe, duke e lënë anonim identitetin e djalit në foto.

Bebe Rexha edhe më parë është fotografuar krah një personi anonim, që besohet të jetë i njëjti dhe njëherësh i dashuri i saj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera