Rozë

Bebe Rexha përlotet nga befasia që iu bë

0
bebe-rexha-perlotet-nga-befasia-qe-iu-be

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha numëron fansa nga e gjithë bota, të cilët e mbështesin për këngët e saj, shkruan lajmi.net.

Artistja, si edhe shumë të tjerë, pranon dhurata të shumta nga fansat e saj, të cilët kujdesen që ta befasojnë atë në mënyrën më të mirë.

Njësoj ndodhi së fundi, përmes disa postimeve, Bebe tregoi se u emocionua pa fund nga një befasi e këndshme e fansave.

Ata i kishin dërguar një buqetë me trëndafila të kuq dhe një kartolinë, duke e mbështetur atë pak ditë para lansimit të albumit të ri.

Kjo befasi e bëri atë që të shpërthejë me lot, andaj i falënderoi ata publikisht me një video, ku i shiheshin lotët në sy.

Albumi i ri i Bebe Rexhës pritet të lansohet më 7 maj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera