Rozë

Bebe Rexha shkruan historinë me këngën “Meant to be”

0
bebe-rexha-shkruan-historine-me-kengen-“meant-to-be”

Bebe Rexha është një prej emrave që vazhdimisht po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Përmes postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se janë shitur 10 milionë kopje të këngës “Meant to be”.

Me këtë, kjo këngë është certifikuar me pllakatën e diamantit, sukses të cilin nuk e kanë arritur shumë persona.

Bebe falënderon fansat për përkrahjen dhe bashkëpunëtorët që e bënë këtë këngë të jetë realitet.

Po ashtu, përmes një tjetër postimi, Bebe bëri të ditur se vetëm 39 këngë në histori e kanë arritur këtë sukses. /Lajmi.net/

Lexo të tjera