Sport

Befason Leicesteri, triumfon ndaj Chelseat duke fituar FA Cup për herë të parë

0
befason-leicesteri,-triumfon-ndaj-chelseat-duke-fituar-fa-cup-per-here-te-pare

Ndonëse pati raste dhe skuadrat ishin nën “ethet” e 21 mijë tifozëve në kuadër të finales së FA Cup, rezultati qëndroi baras pa gola në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Leicester dukej si një skuadër më e kompozuar dhe arrinte ti bënte ballë sulmeve të Chelseat pa problem.

Ishte Leicester i cili shënoi duke befasuar Chelsean. Ishte mesfushori belg, Youri Tielemans i cili shënoi një gol fantastik në min 63′ për ti dhënë avantazhin “The Foxes” në Londër.

Në min 87′, Mount plasoi një goditje të mirë, por Schmeichel u tregua vendimtar në portë.

Chilwell shënoi gol në min 90′ por goli u anulua nga sistemi VAR.

Rezultati përfundimtar, Chelsea 0-1 Leicester City./Lajmi.net/

Lexo të tjera