Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, nuk po ndalet duke arritur suksese, shkruan lajmi.net
I fundit ishte ai që këngëtarja dominoi me nominime në “Grammy 2021” dhe këtij fakti i janë gëzuar gjithë shqiptarët.
Edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është bërë krenar për Dua Lipën. Ai këtë e shprehi nëpërmjet një postimi të fundit në llogarinë e tij në Facebook.
“Pas 6 nominimeve Grammy, Dua Lipa është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme. Të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh”, ka shkruar ai në Facebook./Lajmi.net/