Madje mbrëmë një debat mjaftë i zëshëm u bë në një prej studiove televizive në vend.
Rron Gjinovci ndër të tjerash deklaroi se Thaçi në bazë të meritave si drejtor politik i UÇK-së është bërë milioner dhe president.
“Thaçi ka qenë drejtor politik i UÇK-së, me ato merita është bërë milioner dhe president. E tash po shkon në Hagë sepse duhet me u përgjigj edhe për ato tjerat çka ka ndodh. Vetëvendosje ka me i thy rekordet, dalë-ngadalë Hashim Thaçi harrohet krejt”, tha ndër të tjerash Gjinovci.
Pas kësaj është vetë këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj i cili ka reaguar duke thënë se Gjinovci ishte në marrëdhënie pune me Thaçin, si i emëruar i tij.
Behramaj tha se kjo marrëdhënie pune e Rron Gjinovcit ka zgjatur nga 27 prill 2018 deri më 5 qershor 2020, transmeton lajmi.net.
“Pritoj të merrem me këtë kontaminuesin e opinionit publik. Por, për hir të së vërtetës, ky Rron Gjinovci ka qenë në marrëdhënie pune me Hashim Thaçin, si i emëruar i tij. Kjo marrëdhënie e punës ka zgjatur nga 27 prill 2018, deri më 5 qershor 2020. Njëherit kjo ka qenë periudha e Rron Gjinovcit kur i thurte lavde publikisht Hashim Thaçit”, tha ai.
Tutje i njëjti pyeti se “A ka qenë e poshtër edhe ajo pagë që e ka marrë nga Presidenca gjatë mandatit të Thaçit?”./Lajmi.net/