Janë bërë 9 vite nga vrasja e tij, ndërsa nga autoritetet komunale të Prishtinës deri më tani këtë datë e ka përkujtuar vetëm asamblistja e pavarur në KK të Prishtinës, Fiknete Bejta.
“Sot, bëhen 9 vite nga momenti tronditës i vrasjes së njërës prej figurave më të rëndësishme të Arsimit në Kosovë, drejtorit të Arsimit të Prishtinës, profesorit universitar Remzi Salihu.
Në 9 vjetorin e vrasjes, shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e tij. Ndershmëria e profesor Remzi Salihut dhe përkushtimi në punë e bëjnë atë një nga personazhet e dalluar të historisë së zhvillimit të proceseve moderne të arsimit në Kosovë”, ka shkruar asamblistja Bejta.
Salihu ishte vrarë nga, Gani Sahiti.
Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar dënimin ndaj Sahitit, i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/