Lajme

Bekë Berisha: Operacioni në Karaçevë përfundoi me arrestimin e pronarëve të mishtoreve, konfiskim të shotave, edhave dhe 14 kilogram kafe

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha në Komisionit për Çështje të Sigurisë ka thënë se operacioni në Karaçevë ka përfunduar me arrestimin e pronarëve të mishtoreve.

Berisha tha se do të përballen me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu në interpelancë për të shpjeguar këtë aksion.

“Operacioni në Karaçevë ka filluar me qindra policë, e kemi trajtuar bashkë, e kemi folur edhe thuhet se me 600 policë është bërë ai operacion. Qëllimi ka qenë me zhduk njëfarë oaze të krimit, se do kazino po funksionojnë, bile ju ëm së shumti keni pas bërtitë për këtë punë. Ku operacion në fund përfundoi me i arrestu do pronarë të mishtoreve, kaq është efekti i kësaj. As nuk u përmendën më aparata të kazinove, as kazino, ato ishin kanë improviazim me dërrasa, 14 kilogramë kafe, dy shota, një pëllumb do edha, edhe na u paraqit si operacioni “që çka u ba”, e kurgjo hiq në të. Sot janë do njerëz për gjynah në burg, për shkak që “jo e ke ble lopën, jo e ke shit lopën”. A qështu po u dashka me funksionu shteti jonë e siguria a? E bash për këtë punë, kemi me u përballë me ministrin ën interpelancë na, ka me na e shpjeguar këtë operacion”, tha Berisha/BS

Lexo të tjera