Sport

Belegu: Liga Unike risi në basketboll, shpresoj në cilësi dhe rivalitet

0
belegu:-liga-unike-risi-ne-basketboll,-shpresoj-ne-cilesi-dhe-rivalitet

Ish-gjyqtari i njohur i Kosovës, Mithat Belegu ka folur për formimin e Ligës Unike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.
Belegu ka dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës, duke qenë basketbollist shumë i dalluar, gjyqtar me thirrje ndërkomëtare e vëzhgues për shumë vite. Ai e komenton në këtë mënyrë krijimin e Ligës Unike.

“Çdo risi për basketbollin e Kosovës është e mirëseardhur. Më herët nuk është menduar krijimi i kësaj lige, për shkak se Kosova nuk ka qenë e pranuar në FIBA apo pengesave të ndryshme. Megjithatë, tashmë Liga Unike është formuar dhe do të shohim se si do të funksionojë”, është shprehur Belegu për faqen zyrtare të FBK-së.

Ish-gjyqtari i njohur shpreson se nuk do të pengesa për zhvillimin e kësaj lige. “E vetmja pengesë mund të jetë pandemia, që shpresoj se nuk do ta pengoj. Skuadrat duhet të përgatiten për këtë ligë. Të zhvillojnë stërvitjet siç duhet, ndeshjet miqësore dhe më pas ndeshjet zyrtare. Gjithashtu shpresoj se lojtarët vendorë do të kenë më shumë hapësirë, sidomos basketbollistët e rinj. Jo të gjithë basketbollistët e huaj kanë qenë shumë cilësorë, andaj mund të ju jepet rasti të rinjve”, nënvizoi Belegu, duke shtuar: “Shpresojmë se do të cilësi dhe rivalitet e të rritet interesimi për basketboll, si në Kosovë, po ashtu në Shqipëri. E theksoj edhe një herë se është një risi në basketboll dhe të shpresojmë se do të ngritet cilësia dhe interesimi në të dyja vendet”, u shpreh ndër të tjera Belegu, i cili ishte basketbollisti më i mirë i Kosovës në vitet 60’. Ishte tri herë shënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë dhe më pas u bë gjyqtar, derisa në vitin 1978 u bë gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria./Lajmi.net/

Lexo të tjera