Uncategorized

Bella Hadid me fjalë të mëdha për Rihannën pas sfilatës së “Savage X Fenty”

0

Rihanna ka organizuar së fundi një sfilatë për koleksionin e ri të “Savage X Fenty”, shkruan lajmi.net.

Në këtë sfilatë, ylli botëror kishte mbledhur në një vend emrat më të njohur të fushës së modelimit, e nuk munguan as këngëtare e aktore.

Në meisn emrave pjesëmarrës në sfilatë ishte edhe Bella Hadid, e cila mahniti të gjithë me paraqitjen.

Pas sfilatës, ajo e vlerësoi lart Rihannën dhe u shpreh e lumtur që ishte pjesë e këtij eventi, ku mblodhi në një vend fytyrat më të njohura.

“Këto gra !!. Fuqia që ato nxjerrin fjalë për fjalë mund të të marrë frymën! Ato punojnë kaq shumë dhe kjo shihet. Me çdo hap !!! Shumë epike. Faleminderit për energjinë tuaj .. Jeni të gjitha yje ⭐ sjellë tek ju nga përtej @parrisgoebel @badgalriri @savagexfenty
Kjo shfaqje thjesht më bëri të ndihem mirë. Rihanna po të shikoj tani me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Ju jeni një ikonë. Faleminderit që na sollët së bashku në shfaqjen më fuqizuese, jam shumë krenare që sfilova (mendoj në këtë rast … qëndrova) për ty.🖤”, ka shkruar Bella. /Lajmi.net/

Lexo të tjera