Rozë

Bella Hadid shet koleksionin e bluzave për 5 minuta, vjen ‘topless’ për të festuar këtë sukses

0
bella-hadid-shet-koleksionin-e-bluzave-per-5-minuta,-vjen-‘topless’-per-te-festuar-kete-sukses

Në rrjete sociale supermodelja, Bella Hadid, ka bërë një rrëfim të sinqertë në Instagram, ku ka treguar të gjitha mendimet dhe ndjenjat që kishte pasur nga fillimi i pandemisë, shkruan lajmi.net.

Ndërsa ajo tregoi se të gjitha këto shtynë supermodelen të krijonte një koleksion me bluza pa gjini apo ‘unisex’, kurse të ardhurat do shkojnë të gjitha për bamirësi.

Ajo tha se të hollat do të shkojnë në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve në nevojë.

“Pasi pandemia filloi tetë muaj më parë, ndjenja e panikut dhe trishtimit kaploi të gjithë planetin … Unë fillova çdo mëngjes të rri vetëm ulur me mendimet e mia, duke shpresuar se mund të shfaqja lumturi dhe ushqim për këdo që ishte atje jashtë. Fatkeqësisht, do të më duhet të them se nuk jam aq e fuqishme, por e dija se duhej të përdorja energjinë time diku për të ndihmuar. Mendimi se sa me fat jam që jam e shëndetshme, e sigurtë, e ushqyer dhe e rrethuar me dashuri ndërkohë që kishte kaq shumë familje dhe fëmijë që ndjenin të kundërtën mbingarkonte plotësisht trurin tim çdo ditë, nga mëngjesi në darkë. Isha e shkatërruar duke menduar për fëmijët që nuk hanë drekë ose prindërit nuk janë në gjendje të sigurojnë familjet e tyre, ashtu si dëshirojnë dhe e meritojnë. Me ata në mendje, vendosa të ulesha çdo ditë për disa muaj për t’i krijuar personalisht këto bluza, vetëm për ju, me shpresë se unë mund t’i shisja ato për Feeding America. Gjithmonë në kontakt, frymëzohesha vazhdimisht nga familja Stark në Chrome Hearts. Ata vazhdimisht i shfrytëzojnë burimet e tyre për të prodhuar PPE, duke mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve të tyre. Faleminderit Richard, Laurie-Lynn, Jesse Jo, Kristian, Frankie-Belle dhe Matt që më lejuan të punoja në këtë projekt dhe që na dha mundësinë për të ndihmuar njerëzit përmes Feeding America. Unë ju dua dhe jam përgjithmonë mirënjohës për zemrën bujare. 100% e të ardhurave do të shkojnë në Feeding America”, shkroi Bella në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Mjaftuan vetëm 5 minuta që i gjithë koleksioni i saj të shitej dhe Bella natyrisht se ishte tejet e lumtur për këtë sukses./Lajmi.net/

Lexo të tjera