Sport

Benzema rrëfehet: Jam shumë i ashpër me Vinicius, sepse dua që ai të bëhet më i miri

0
benzema-rrefehet:-jam-shume-i-ashper-me-vinicius,-sepse-dua-qe-ai-te-behet-me-i-miri

Francezi këmbëngul se Vini ka nevojë për një mbështetje të pandalshme për t’u siguruar që ai e kupton plotësisht potencialin e tij të madh që posedon

“Vini është një lojtar shumë i ri,” i tha Karim Benzema Partiza de Cope për Vinicius, transmeton lajmi.net.

“Unë besoj në të sepse ai ka gjithçka që duhet për të triumfuar këtu. Për këtë arsye, unë flas me të shumë. Unë flas me të shumë si në fushë ashtu edhe jashtë fushës”, tregon Benzema tutje.

“Disa herë, unë mund të jem pak i ashpër me të, por është për të mirën e tij. Unë e di që ai mund të japë më shumë dhe sepse ai mund të jetë një fenomen kur të dojë”.

Benzema tregon se ai është lideri i vërtetë i ‘Galaktikëve’. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë sulmues me 24 kontribute në gola (18 gola + 6 asistime) në 25 ndeshje të La Ligas këtë sezon – ai është gjithashtu një lider edhe jashtë fushës.

Vinicius është rritur shumë këtë sezon pasi po luan si startues në çdo ndeshje, në mungesë të Eden Hazard që po vazhdon të luftojë me lëndimet.

Ndërsa shumë tifozë e kritikuan atë për përfundimin e dobët, Vini ia dëshmëoi të kundërtën dyshuesve të tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool, duke shënuar 2 gola./Lajmi.net/

Lexo të tjera