Lajme

Beograd po shfrytëzon Asociacionin për të bllokuar dialogun me iluzionin se mund të bëhet Republika Srpska

0

Vizita e Lajçakut në Prishtinë edhe Beograd është përpjekje që të dy palët të binden për hyrjen në fazën finale të dialogut, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Tema kryesore e bisedimeve në këto takime ishte Asociacioni i komunave serbe, Prishtina porosit se Asociacioni mund të bëhet funksionale kryekëput si thotë Kushtetuta e Kosovës dhe të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ku përfshihet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës. Në anën tjetër Beogradi zyrtar insiston në formimin e Asociacionit me kërcënimin “se Lista serbe do të largohet nga pushteti lokal edhe qendror” ka thënë për “Danas” analisti nga Prishtina Fatmir Sheholli.

Ndërsa rreth kësaj teme, Izabel Kisiç drejtore e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Helsinkit thotë se Beogradi po shfrytëzon Asociacionin e komunave serbe për bllokimin e dialogut dhe mbajtjen e konfliktit të ngrirë me iluzionin se Asociacioni i komunave do të marr statusin si ka Republika Serbe.

Vuçiq pas takimit me të dërguarin evropian Lajçak ka deklaruar se u akordua vazhdimi i dialogut dhe përkushtimi i plotë i Serbisë për vazhdimin e procesit me dëshirën që të arrihet zgjidhja e kompromisit me qëllim të raporteve më të mira mes shqiptarëve edhe serbëve dhe normalizimit të raporteve përmes vendimeve të OKB dhe BE ndërmjet Beogradit edhe Prishtinës.

Ndërsa diplomati sllovak Lajçak deklaroi se “çdo gjë për çka janë pajtuar palët përfshirë Asociacionin duhet të përmbushet”.

“Si përfundim mendoj se Prishtina nuk do të bie pre e shantazheve të Beogradit edhe me çmimin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Beogradi nëse do marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet menjëherë të heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së Serbisë. Nëse kjo nuk zgjidhet atëherë konsideroj se Kosova edhe Serbia do të mbeten dy shtete që nuk njohin njëra tjetrën dhe si pasojë Serbia nuk mundet të hyj në BE e Kosovës i mbetet që përmes aleancës më të fortë me Shqipërinë të ec në proceset euro-atlantike” tha Sheholli.

Sipas Kisiç më e rëndësishmja do të jetë realizimi i rreth 40 marrëveshjeve mes dy palëve të krijuara në dialogun teknik e politik të Bruksleit.

“Nga përmbushja e tyre varet jeta e qytetarëve të Kosovës edhe Serbisë. Vetëm një marrëveshje u realizua plotësisht . Nuk mund të flitet vetëm për gjashtë pikat që vazhdimisht përmend Vuçiq. Përshtypja është se Lajçak ka ardhur nga Prishtina me akordim konkret në lidhje me Asociacionin. Beogradi po e shfrytëzon Asociacionin për bllokim dhe mbajtje të konfliktit të ngrirë me iluzionin se Asociacioni do ketë status si Republika Srpska” tha Kisiç

Duket shumë jo bindëse edhe komentimi i Vuçiqit për marrëveshjen për zbulimin e të pagjeturve.

“Nuk është fjala vetëm për vendndodhjen e varrezave, shumë janë zbuluar. Me rëndësi është të gjenden përgjegjësit për vrasje e Beogradi ka informacione rreth kësaj. I ka ushtria edhe policia” përfundon Kisiç për gazetën “Danas”./BS

Lexo të tjera