Lajme

Beqiri takohet me shefin e BE-së flasin për procesin e integrimit në BE

0
beqiri-takohet-me-shefin-e-be-se-flasin-per-procesin-e-integrimit-ne-be

Siç njofton kumtesa, duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë  Szunyog,  Beqiri e uroi atë për postin e ri. Po ashtu, e njoftoi me punën e Komisionit për Integrime Evropiane si dhe me obligimet të cilat komisioni i ka në procesin e integrimit që ndërlidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të MSA-së dhe ERA-s.

Në anën tjetër ambasadori Szunyog e falënderoi kryetarin Beqiri për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Szunyog e njoftoi kryetarin edhe lidhur me angazhimin e tij, me punët dhe angazhimet që të do të ketë gjatë këtij mandati.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin, me qëllim të avancimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera