Sport

Berisha: Jam i mërzitur për mos ftesën, por ta mbështesim Kosovën

0
berisha:-jam-i-merzitur-per-mos-ftesen,-por-ta-mbeshtesim-kosoven

Bernard Challandes ditën e premte ka bërë publike listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit, ku është edhe ajo historikja kundër Maqedonisë, e vlefshme për Play Off e Ligës së Kombeve.

Berisha përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur i dëshpëruar për mos grumbullimin, por bën thirrje që të mbështet Kosova për ndeshjen historike.

“Unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mos ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, po ashtu dua të them se e pranoj vendim e trajnerit, duke marrë parasysh se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, ajo ndeshja kundër Maqedonisë, është një histori për shtetin e Kosovës, prandaj iu bëj thirrje gjithëve që ta mbështesim Kosovën, sepse djemtë që janë aty kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe vetëm të bashkuar besoj se mund t’ia dalim”, ka deklaruar Berisha./Lajmi.net/

Lexo të tjera