Sport

Berisha: Një fitore që kishte nevojë e gjithë Kosova

0
berisha:-nje-fitore-qe-kishte-nevoje-e-gjithe-kosova

“Në pjesën e parë ishim më superior se ata, patëm raste për të rritur epërsinë, në pjesën e dytë, kur nuk finalizon raste, kundërshtari nuhat se mund të kthehet në lojë, dhe ata u kthyen”, deklaroi Berisha për Supersport, përcjell lajmi.net.

“U mbrojtëm mirë, e rëndësishme ishte të fitojmë ndeshjen, kemi pasur nevojë për të, jo veç ne, por e gjithë Kosova”.

“Gjithmonë pas çdo ndeshje them: A kemi mundur të bëjmë më shumë ndaj Maqedonisë së Veriut”. Pas çdo ndeshje mendtë i kam atje. E pyes vetën së pari, a kam mundur më shumë, a kemi mundur më shumë? Ajo është që na ka mbetur në mend për vitin 2020”./Lajmi.net/

Lexo të tjera