Sport

Berisha pas humbjes: Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen që kam

0
berisha-pas-humbjes:-nuk-mund-ta-pershkruaj-dhimbjen-qe-kam

“Është e dhimbshme, nuk përshkruhet kjo dhimbje, çdo lojtarë, të gjithë tifozët, gjithë shqiptarët që na kanë mbështetur”, ka deklaruar Berisha për Supersport, përcjell lajmi.net.

“Filluam shumë mirë, morën një gol, që mundet me ndodh në futboll, u kthyhem në lojë, treguam agresivitet, Florenti shënoi një gol të mirë, pastaj një faul që nuk na u deshtë, por ndodh, është dashur të mbrohemi më mirë”.

“Është dashur të krijojmë raste për të fituar lojën, kemi dhënë maksimumin, të mësojmë nga ky rast. Keq që nuk mësuam nga ndeshja me Çekinë, kur kishim rastin të kualifikoheshim drejtpërdrejt”.

“E ndjej veten keq, ka qenë një ëndërr e madhe, katër vjet kemi qenë bashkë, maqedonët nuk ishin më të mirë se ne, nuk është se e merituan”./Lajmi.net/

Lexo të tjera