Sport

Bernard Berisha: Nga ndeshja me Greqinë nuk jam kontaktuar nga stafi i Kosovës

0
bernard-berisha:-nga-ndeshja-me-greqine-nuk-jam-kontaktuar-nga-stafi-i-kosoves

Bernard Berisha i cili nga gjesti të cilën e bërë në sfidën ndaj Greqisë, nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës ka folur për Kohën Shtesë në Supersport Kosovs duke treguar raportin e tij me stafin e Kosovës.

“Kam pasur komunikim me Federatën e Kosovës por jo me stafin e trajnerit Bernard Challandes. Pres komunkimin nga trajneri Challandes por nuk është problem edhe nëse nuk ftohem nga Kosova, me rendësi që Kosova të vazhdojë rrugën përpara”.

“Nuk jam pajtuar me vendimet e trajnerit ndaj erdhi ai reagim. Nga ndeshja me Greqinë nuk kam pasur asnjë kontakt me stafin e Kombëtares së Kosovës”.

I pyetur mbi formën aktuale dhe nëse mendon largimin nga kampionati i Rusisë ai u shpreh se është i lumtur tek Akhmat Grozny.

“Nuk kanë munguar ofertat të largohem por nuk mendoj largimin. Këtu kam një respekt të veçantë nga presidenti i klubit, trajneri dhe fansat. Futbollit nuk i dihet por nuk mendoj largimin nga Grozny”.

Lexo të tjera