Sport

Besa e Teuta ia ‘shohin hajrin’ transferimit të Muriqit te Lazio

0
besa-e-teuta-ia-‘shohin-hajrin’-transferimit-te-muriqit-te-lazio

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Lexo të tjera