Sport

Besa merr fitoren e parë, shfrytëzon terrenin për të mposhtur Trepçën ‘89

0
besa-merr-fitoren-e-pare,-shfrytezon-terrenin-per-te-mposhtur-trepcen-‘89

Besa e Pejës ka marrë fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës, duke fituar 2:1 ndaj ’89-shit, shkruan lajmi.net.

Në një ndeshje që në letër nuk jepte favoritin, vendasit arritën që me ndihmën e epërsisë së terrenit të dalin fitues.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Tahiri, i cili golin gjeti qysh në minutën e 8’ të këtij takimi.

10 minuta para fundit të pjesës së parë, da Silva u tregua i saktë nga pika e bardhë, për dyfishimin e epërsisë së pejanëve.

Mitrovicasit reaguan tek në minutën e 65’, me anë të Mujës, por kjo ishte krejt çka ata arritën të bëjnë deri në fund.

Besa mbeti me 10 lojtarë në minutën e 89, por as kjo nuk bëri që ata të lëshojnë epërsinë e tyre. Krejt në fund, edhe mysafirët u ndëshkuan me të kuq, në minutën 91′.

Me fitoren 2:1, Besa shkon në kuotën e 3 pikëve, kurse ’89-shin kjo humbje e lë me 6 pikë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera