Ekonomi

Besnik Tahiri: Blerim Kuçi e ka marrë tenderin 5 milionësh në kohën e Qeverisë Kurti

0
besnik-tahiri:-blerim-kuci-e-ka-marre-tenderin-5-milionesh-ne-kohen-e-qeverise-kurti

Ndërkohë Tahiri gjithashtu tha se qeveria aktuale e koalicionit LDK-AAK-Nimsa nuk ka asnjë aferë të korrupsionit.

“Blerim Kuçi e ka marrë tenderin 5 milionësh në kohën e Qeverisë Kurit”, është shprehur Tahiri.

“Qeveria Hoti nuk e ka asnjë aferë të korrupsionit”, ka thënë Tahiri në Dukagjin.

Duke folur për situatën aktuale politike në vend, Tahiri thotë se AAK nuk e ka ndërmjet të tërhiqet që Ramush Haradinaj ta merr pozitën e presidentit.

“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Le ta zgjedhin presidentin mbi 100 deputetët tjerë që janë në Kuvend pa AAK-në”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i parë thotë se diskursi publik në Kosovë ka ndryshuar pasi Gjykata Speciale ka dalë me aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit.

“Në këto rrethana të rënda Haradinaj ka kapacitetin, lidershipin njohurinë për të qenë president dhe për të krijuar stabilitetin në Kosovë, pasi vet ka kaluar nëpër këto procese…Në këto rrethana ne kemi një ofertë, që nuk pranohet oferta shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.

Lexo të tjera