Rozë

Beyonce dhe Jay Z shëtiten me varkë bashkë me miq në Hamptons

0
beyonce-dhe-jay-z-shetiten-me-varke-bashke-me-miq-ne-hamptons

Ajo festoi ditëlindjen e saj të 39-të në një superjaht luksoz në fillim të këtij muaji, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por të hënën, Beyonce u pa në një anije modeste, me këngëtarin dhe burrin e saj Jay-Z duke lundrua në ujin përreth Hamptons në një varkë të quajtur ‘Van Dutch’.
Autorja e hititi “Run the world”, kishte veshur një bluzë gri, për shëtitjen detare. Ajo kishte vendosur një palë syze dielli të bardha, me korniza në formë trekëndëshi.
Këngëtarja po e shijonte një pije teksa bisedonte me burrin e saj, i cili ishte ulur pranë pop-yllit. Ndërkohë, reperi kishte veshur një këmishë me mëngë të shkurtra dhe pantallona me ngjyrë të errët.
Edhe Jay Z, po mbante një palë syze, ndërsa po shoqëroheshin bashkë me miq, teksa po shëtiteshi në ujërat e Nju Jorkut.
Së fundi, fituesja e “Grammu” u pa duke lundruar në bregdetin Cavtat, Kroaci, bashkë me Jay Z, vajzën Blue Ivy si dhe binjakët Sir dhe Rumi.
Familja udhëtuan me jahtin, qiraja e të cilit kushton 2 milionë dollarë vetëm për një javë. Super-jahti ishte 45 metra i lartë dhe më i gjatë se një fushë futbolli. /Lajmi.net/

Lexo të tjera