Beyonce zgjodhi sërish të bashkëpunojë me brendin e njohur “Adidas” për koleksionin e ri, shkruan lajmi.net.
Përmes një videoje, këngëtarja ka sjellë pamje nga ajo se çfarë do të përmbajë koleksioni i ri i saj me “Adidas”.
Në këtë video, artistja duket e parezistueshme, teksa reklamon veshjet e reja sportive të këtij brendi.
Ky koleksion, të cilin këtë herë e ka emëruar “This is my park”, do të lansohet më 30 tetor.
Në një prej fotografive të shkëputura nga kampanja, Beyonce shfaqet e veshur me bodysuit dhe taka, duke treguar fizikun e përsosur. /Lajmi.net/