Uncategorized

Beyonce me dhuratë për fansat me rastin e Krishtilindjes

0

‘Homecoming’ nga Beyonce, do të arrijë në kohën e duhur për Krishtlindje, shkruan NME, transmeton lajmi.net.

Albumi live i Beyonces, “Homecoming”, do të publikohet për herë të parë gjatë muajit dhjetor.

Për shkak të publikimit më 4 dhjetor, albumi që kapi setin e shumëpërfolur të “Coachellas”, të vitit 2018 të Beyonces, do të dalë në treg si një set 4xLP, i shoqëruar me një brodhurë me 52 faqe.

Në përshkrimin e tij thuhet “Beyonce ishte gruaja e parë afrikano-amerikane, që kryesoi festivalin dhe shfaqjet e saj morën menjëherë brohoritje nga fansat dhe kritikës për organizimin dhe festimin e kolegjeve dhe universiteteve për personat me ngjyrë”.

Seti përfshinë këngë të janë performuar në koncerte, me valltarë e mysafirë të veçantë si të ftuar, përfshirë edhe Jay Z.

Vitin e kaluar, Beyoncé publikoi ​​dokumentarin e saj të Homecoming në Netflix, një “vështrim intim dhe i thelluar i performancës së Coachella të 2018-ës të Beyonces”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera