Si rrjedhojë, numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me virusin korona në vend ka përshkuar shifrën e 35,707 personave, raporton la Republicca, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, prej 83,428 testeve të realizuara, për një ditë, për diagnostikimin e sëmundjes Covid-19, 1,587 prej tyre i kanë pasur rezultatet pozitive.
Në anën tjetër, numri i personave të pranuar në njësitet intenzive të spitaleve italiane ka shkuar në 222.
Rajonet me më së shumti raste janë kështu si vijojnë: Lombardia (211), Veneto (173), Kampania (171), Lazio (165) dhe Tuskani (147). /Lajmi.net/