Rozë

Bikinit e Rita Orës frymëzim për verën 2021

0
bikinit-e-rita-ores-frymezim-per-veren-2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, së fundmi është zhvendosur në Australi për shkak të disa projekteve, shkruan lajmi.net.

Së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, Rita do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”.

Rita duket se më në fund po shijon kohën e saj në Australi pasi ka përfunduar izolimin prej 14 ditësh.

Paparacët e kanë fotografuar sërish yllin e muzikës, teksa shfaqet me një palë bikini rozë, saktësisht një trupore.

Rita dukej mjaft e qeshur dhe e lumtur, pavarësisht se ka patur një periudhë paksa të vështirë kohët e fundit./Lajmi.net/

Lexo të tjera