Ekonomi

Bllokimi i llogarive, ministri Kuçi takohet me përfaqësuesit e “Trepçës”

0
bllokimi-i-llogarive,-ministri-kuci-takohet-me-perfaqesuesit-e-“trepces”

Siç njofton kumtesa, temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e vështirësuar e ndërmarrjes publike “Trepça” sh,.a. gjegjësisht bllokimi i llogarive të tyre duke pamundësuar edhe dhënien e pagave.

Ministrit Kuçi i janë paraqitur kërkesat e Këshillit Grevist, të cilët kërkuan ndihmë financiare që të kalojnë këtë gjendje.

Duke u treguar për ndihmën që kësaj ndërmarrje i është dhënë edhe me masat përkrahëse të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, ministri Kuçi, u ka premtuar punëtorëve dhe menaxhmentit që nga buxheti për rimëkëmbje ekonomike brenda Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do t’u ndahet një shumë e mjeteve dhe do të kërkohet në Mbledhje të Qeverisë ndihmë shtesë.

“Ajo që mund të ju garantoj është se ne kemi një shumë të mjeteve në buxhetin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, të cilën mund ta ekzekutojmë menjëherë. Mirëpo, kërkesa juaj është më e madhe dhe për këtë unë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës do ta paraqes këtë shqetësim dhe do të kërkoj ndihmë për juve për të kaluar këtë situatë”, ka thënë ministri Kuçi. /Lajmi.ne/

Lexo të tjera