Bota

Blunt dhe Real 1: Nuk flasim me Noizyn dhe Tuna i ka “fake” të gjitha

0
blunt-dhe-real-1:-nuk-flasim-me-noizyn-dhe-tuna-i-ka-“fake”-te-gjitha

Blunt dhe Real 1  kanë treguar raportet me kolegët e tyre.

Në një ndër pyetjet në “Shiko kush luan” ishte se këngët e cilit personazh nuk dëgjojnë e në momentin e parë që u del rastësisht në radio një këngë e tyre, ndryshojnë kanal, ata goditën dy këngëtaret e njohura Kidën dhe Tunën.

Por këtë të fundit nuk e goditën vetëm një herë pasi pyetjes: “Cilës prej vajzave në tabelë nuk i bien xhinset tamam se i ka “fake” të gjitha?”

Përgjigjja e tyre ishte Tuna. Nuk dihet nëse ka një debat mes tyre, por duket se po.

Ndërkohë nga ana tjetër në një tjetër pyetje lidhur me personazhin që dy këngëtarët nuk flasin përgjigja e tyre nëpërmjet goditjes me armë ishte emri i reperit Noizy.

Por në fund të përgjigjes së tyre kur u pyetën se përse kjo zgjedhje, Blunt dhe Real 1 shpjeguan se janë në rregull me të gjithë dhe kjo është thjesht një lojë.

Lexo të tjera