Rozë

Bluza shumë e shkurtër gati e ‘tradhtoi’ Taynën

0
bluza-shume-e-shkurter-gati-e-‘tradhtoi’-taynen

Një prej emrave më të përfolur aktualisht në skenën muzikore shqiptare është edhe rep-artistja Tayna, shkruan lajmi.net.

Ajo po i numëron sukseset e njëpasnjëshme të projekteve muzikore, ndërsa asnjëherë nuk e ka ndalur punën për këngë të reja.

Së fundi, Tayna publikoi video ku shfaqet e veshur me një bluzë shumë të shkurtër, në të cilën e ekspozonte shumë gjoksin.

Rep-artistja bënte lëvizje provokuese para kamerës, kurse në një moment gati e ‘tradhtoi’ bluza.

Kujtojmë se kënga e fundit e Taynës titullohet “Qe qe”, kurse po punon për projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera