Lajme

Boris Johnson: Donald Trump do të kthehet shëndosh e mirë

0
boris-johnson:-donald-trump-do-te-kthehet-shendosh-e-mire

Në një intervistë me Andrew Marr Show në BBC, Johnson gjithashtu iu dha fund spekulimeve se ai nuk ishte shëruar plotësisht nga Covid-19. Shefi i ekzekutivit të Mbretërisë së Bashkuar (MB) ishte infektuar me virusin korona në prill të këtij viti, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ai i mohoi kategorikisht zgjatjen e simptomave të Covid-19, duke thënë se “ishte në gjendje më të mirë sesa rotveilerët (racë e qenit)”.

Komentet erdhën pasi Trump tha se po ndihej “shumë më mirë”, pavarësisht raportimeve kontradiktore për gjendjen e tij.

Ekipi mjekësor i presidentit tha se ai po bënte “shumë mirë” dhe ishte në “gjendje jashtëzakonisht të mirë emocionale” në një përditësim të lëshuar dje.

Deklarata zyrtare u lëshuar për më pak se 24 orë pasi ai u dërgua me helikopter në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pranë Washington DC.

I pyetur për gjendjen e zotit Trump, Johnson tha se “jam i sigurtë që presidenti Trump do të jetë mirë, ai gjendet nën kujdesin më të mirë të mundshëm”.

“Gjëja më e rëndësishme për t’u bërë nga ai është të ndjekë këshillat e mjekëve”, shtoi tutje lideri i Partisë Konservatore në MB. /Lajmi.net/

Lexo të tjera