Sport

Boshnjaku: Fitore që na rikthen vetëbesimin

0
boshnjaku:-fitore-qe-na-rikthen-vetebesimin

Prishtina ia doli që me rezultat minimal të arkëtoi pikët e plota në Suharekë ndaj “Xhebrailave”, shkruan lajmi.net.

Boshnjaku që bëri paraqitje mjaftë të mirë u shpreh i lumtur ngase kjo fitore iu rikthen vetëbesimin.

“Fitore që na e rikthen vetëbesimin shumë. Një fitore shumë e mundimshme, por njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme, sepse jemi rikthyer pas dy-tre ndeshjeve që ndoshta kemi qenë pak jo të fokusuar qindpërqindtë, por ky ishte momenti i fundit që të na shpërblehej shpirti luftarak dhe të cilën të gjithë e duan Prishtinën kështu në çdo ndeshje. Besoj që kjo fitore në fund të jetë e kampionit”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Prishtina momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 54 pikë, katër me pak se Drita./Lajmi.net/

Lexo të tjera