Ekonomi

BPV-ja në Kosovë shënon rënie për 9.28 për qind

0
bpv-ja-ne-kosove-shenon-renie-per-9.28-per-qind

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga ASK-ja, thuhet se BPV-ja në TM2 2020 ka shënuar rënie për (-9.28%), krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019).

“Aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor janë: ndërtimi (-47.08%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor (-24.4%); aktivitetet profesionale dhe administrative (-16.39%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-6.71%); si dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (-1.74%)”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, sipas ASK-së rritje reale në këtë tremujor kishin aktivitetet ekonomike, si: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë (19.8%); informacioni dhe komunikacioni (29.6%); aktivitetet pasurive të paluajtshme (4.29%); artet, argëtimi dhe çlodhja, dhe aktivitetet e tjera shërbimi (4.64%); si dhe administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (4.73%).

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rënie janë: formimi i bruto kapitalit (-41.09%); eksporti i shërbimeve (-62.93%); dhe importi i mallrave dhe shërbimeve (-19.77%).

Ndërkohë, që kishte rritje te: eksporti i mallrave (12.18%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (3.47%); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.58%). /Lajmi.net/

Lexo të tjera