Ekonomi

BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind

0
bqk:-renia-ekonomike-deri-ne-7.2-per-qind

Pas një takimi më kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, guvernatori Mehmeti tha se situata në të cilën po kalojnë bizneset duhet të kenë ndihmën e institucioneve.

“Pandemia përveç vështirësive afatshkurta të likuiditetit të bizneseve do të ketë ndikim negativ afatgjatë për një pjesë të bizneseve dhe sektorë të caktuar. Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është më se e nevojshme për të minimizuar pasojat negative që do të kenë ndikim negativ afatgjatë në ekonomi”, tha Mehmeti.

Sektorët të cilat konsiderohet se jenë prekur më së shumti nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë sektori i gastronomisë, sektori i ndërtimit dhe sektorë të tjerë.

Ndërkaq, sa i përket sektorit bankar, guvernatori Mehemti ka bërë të ditur se ka kapacitete financiare dhe operacionale të mjaftueshme për të përmbushur nevojat për financim të korporatave dhe ekonomive familjare.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se masat e reja për rimëkëmbje ekonomike do të dizajnohen në konsultim me bankën Qendrore të Kosovës.

“Deri në fund të dhjetorit do të mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë euro. Kemi paraparë vazhdimësinë e këtij fondi në vlerë 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe qytetarët për vitin tjetër”, tha Hoti, raporton rel.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese.

Lexo të tjera