Rozë

Brenda super-jahtit të Beyonce dhe Jay Z, paguajnë 2 milionë dollarë për një javë

0
brenda-super-jahtit-te-beyonce-dhe-jay-z,-paguajne-2-milione-dollare-per-nje-jave

Çifti Beyonce dhe Jay Z kanë udhëtuar në ujërat e Mesdheut me super-jahtin, për të cilin paguajnë 2 milionë dollarë për një javë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Superyjet, të cilët vlerësohet se kanë pasuri  në vlerë 1.4 milionë dollarë, festuan ditëlindjen e 39-të të Beyonces, bashkë me fëmijët Blue Ivy  si dhe binjakët Rumi dhe Sir.

Beyonce dhe Jay Z, u panë bashkë me fëmijët e tyre në brigjet e Cavtat, Kroaci.

Ata kanë udhëtuar përreth në jahtin luksoz të gjatë 351 metra dhe 45 metra të lartë të quajtur Lana, për ditëlindjen e Beyonces.

Lana është super-jaht mbresëlënës, ai ka ngjyra të lehta, për të krijuar një ndjenjë qetësie për të gjithë.

Brenda ka tetë ambiente banimi dhe një suitë master, secila me një en-suitë dhe të zbukuruar në një skemë individuale të ngjyrave.

Ka banjo luksoze, dhoma trajtimi për t’u çlodhur dhe kënaqur, palestër të pajisur mirë e me trajnerë profesionistë, një dhomë kinemaje me një sistem audio mbresëlënëse, si dhe një pishinë të hapur për të shijuar ditët me diell.

Çifti Carter qëndruan për shtatë ditë në Kroaci, bashkë me fëmijët e tyre. /Lajmi.net/

Lexo të tjera