Sport

Bundesligë: Tifozët do të kthehen në stadiume nga java e parë

0
bundeslige:-tifozet-do-te-kthehen-ne-stadiume-nga-java-e-pare

Pas një takimi virtual të kancelarive të shteteve federale të martën, tifozët vendas do të lejohen të kthehen në stadiume, pa tifozë mysafirë, alkooli do të jetë i ndaluar dhe do të ndalohet qëndrimi në këmbë.

Numri i tifozëve të lejuar në çdo stadium do të komunikohet në kohën e duhur.

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ra dakord mbi një kornizë për kthimin e tifozëve në gusht.

Ata që marrin pjesë në ndeshje do të duhet të japin detajet e kontaktit në rast të një infeksioni të ri gjatë krizës COVID-19. Çdo klub ka punuar në konceptet e higjienës specifike të vendndodhjes që përfshin masa parandaluese brenda stadiumit dhe rrugës për në terren. Ato duhet të aprovohen nga autoritetet lokale shëndetësore përpara se tifozët të lejohen të kthehen. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera