Sport

Bunjaki: Pavarësisht rezultatit ndaj Maqedonisë, Challandes duhet të mbetet te Kosova

0
bunjaki:-pavaresisht-rezultatit-ndaj-maqedonise,-challandes-duhet-te-mbetet-te-kosova

Të enjten mbrëma, Maqedonia e Veriut dhe Kosovës takohen në Play Off të Ligës së Kombeve, në ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale.

“Jo, jo nuk mendoj. Ky është mendimi im personal”, u përgjigj Bunjaki në Kanal10, në pyetjen nëse Challandes duhet të shkarkohet nëse Kosova nuk mposht Maqedoninë, përcjell lajmi.net.

“Kërkesat nuk kanë qenë me u kualifikuar me domosdo në Kampionatin Evropian, dhe duhet ta shohim procesin e punës që është bërë”, ka deklaruar Bunjaki, përcjell lajmi.net.

“Ta shohim procesin e punës nëse është rrit konkurrenca, nëse qëllimi ka qenë të fitojmë Ligën D me dalë në Ligën C,  por na është dhënë mundësia historike me përdorë këtë, krejt kemi dëshirë me përdorë, dhe mirë është të fitojmë”.

“Çfarëdo që ndodh kam qejf me dalë në përkrahje të futbollit, selektorit, lojtarëve dhe gjithëve, dhe pse jo edhe me i pritë rrugës”./Lajmi.net/

Lexo të tjera