Rozë

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi sjellin këngën e re “Dy zemra”

0

Dy këngëtarët e famshëm shqiptarë, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi, sot (e diel) kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

“Dy zemra” titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të veçantë skenike, teksa nëna e një vajze ka mahnitur me dukjen e saj ekstravagante.

Tekstin e ka shkruar vet artisti Imeri në bashkëpunim me Gjikon, teksa për producimin është përkujdesur BigBang, në tërësi Redbox Entertainment.

Videon ndërkohë e ka realizuar CINEGR8.

Kënga ritmike tanimë gjendet edhe në platformën e AVD Digital në YouTube dhe reagimet e fansave të tyre ishin të menjëhershme dhe shumë pozitive.

Lexo të tjera