Gold AG ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Bylbyli i Tropojës”, në duet me Dava Gjergjin, shkruan lajmi.net.
Kjo këngë i kushtohet dëshmorit të Tropojës, Bylbyl Breçanit, i cili kishte rënë dëshmor në Koshare.
Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Goldi, orkestrimin e bëri Fatos Canolli, ndërsa videon e punoi Mirton Xhekaj.
Para publikimit të këngës, Goldi ishte shprehur i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me Dava Gjergjin, të cilën e quajti artiste të preferuar të fëmijërisë.
Kujtojmë se ky është njëherësh dueti i parë që Gold AG e sjell me Dava Gjergjin. /Lajmi.net/
View this post on InstagramA post shared by Gold AG (@arianagushi) on