Lajme

Cakaj: Në Konferencën kundër Terrorizmit nënvizuam tri elemente

0
cakaj:-ne-konferencen-kunder-terrorizmit-nenvizuam-tri-elemente

Ai numëruar tre elemente kryesore kryesore nga Konferenca kundër Terrorizmit që është organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së.

“Së pari, përqendrimi në shkaqet që mundësojnë rritjen e ekstremizmit të dhunshëm është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ndonëse puna e institucioneve të sigurisë mbetet e pazëvendësueshme, sot duhet veprim i përbashkët për të ndryshuar shkaqet ekonomike e shoqërore që mundësojnë shfaqjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

“Së dyti, forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve publike, medieve dhe ndërmarrjeve të ndryshme teknologjike vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar përhapjen e rrëfimeve ekstremiste. Për më shumë, bashkëpunimi ynë mbart edhe një vlerë të patjetërsueshme për zbulimin e informacioneve të nevojshme për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste”, është shprehur Cakaj, transmeton Klan Kosova.

“Së treti, bashkëpunimi e solidariteti ndërkombëtar janë parakushte themelore për një luftë të sukesshme kundër terrorizmit. Përderisa bashkërisht kemi bërë një punë të frytshme, OSBE duhet të forcojë përkushtimin e saj për të parandaluar dhe zhbërë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”.

Lexo të tjera