Lajme

Cakaj: Shqiptarët e Medvegjës, nevojë për mbështetjen e Shqipërisë

0
cakaj:-shqiptaret-e-medvegjes,-nevoje-per-mbeshtetjen-e-shqiperise

Shqiptarët e Medvegjës, siç thekson edhe Ministri në detyrë Cakaj, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare.

“Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.”- u shpreh Cakaj në postim.

Për më tepër, sipas Kryediplomatit Cakaj, mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme.

“Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës.”- përmbylli reagimin e tij Cakaj. /Lajmi.net/

Lexo të tjera