Lajme

Cakaj takon Ahmetin: Faktori shqiptar ka rëndësi të patjetërsueshme në Maqedoninë e Veriut

0
cakaj-takon-ahmetin:-faktori-shqiptar-ka-rendesi-te-patjetersueshme-ne-maqedonine-e-veriut

“Ai ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ka dhënë një kontribut shumë të vyer në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ngritjen e përfaqësimit të tyre në politika qendrore, mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Cakaj në një reagim në Facebook.

Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se, mes tjerash, në takimin me Ahmetin theksuan edhe rëndësinë e patjetërsueshme të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.

Kryediplomati Cakaj shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj aktiv në forcimin e faktorit shqiptar dhe punën e saj konstruktive për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillim të fqinjësisë së mirë./ A2 CNN

Lexo të tjera